









Beniada Nishani është një nga personazhet që i ka dhënë shumë shtëpisë së Big Brother VIP përgjatë katër muajve.
Ajo i bëri të gjithë për vete me sensin e humorit dhe të folurën e saj pasi nuk e njihte mirë gjuhën shqipe. Në një intervistë në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ka komentuar edhe një ndër çiftet që u formuan brenda shtëpisë por u ndanë vetëm 2 ditë pas përfundimit të reality shoë.
Bëhet fjalë për Trixën dhe Donaldin, për të cilët tha:
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plotë me lot. Nuk mendoj se kjo është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





