
Merrni vetëvlerësimin e Ibrahmovic, portofolin e Ronaldos dhe do t’ju dalë Paulo Henrique Soares Dos Santos, i njohur më mirë si Paulinho. Dikujt mund t’i kujtohet bomberi klasik brazilian, i destinuar të bëhet një yll i futbollit evropian, por nuk është aspak kështu.
Ish-lojtari i Cordova sot luan në ligën kineze, ku fiton shumë para, falë të cilave bleu një "McLaren 600LT", që kushton 600 mijë euro. Një makinë luksoze, të cilën e shkatërroi së fundi në një aksident rrugor.
Me të mbërritur në Spanjë në vitin 2013, Paulinho kishte pohuar me "përulësi" se i ngjante Lionel Messit në aspektin futbollistik. E vetmja gjë që ndoshta ka të përbashkët me sulmuesin argjentinas, megjithatë, është dashuria për vendin e origjinës, ku të dy, njëri në Argjentinë dhe tjetri në Brazil, zakonisht kthehen për pushime.
Pikërisht gjatë qëndrimit në shtëpi me gruan e tij, Paulinho e shkatërroi plotësisht makinën. Në fakt, McLaren-i portokalli po udhëtonte shumë mbi kufijtë e lejuar dhe u përplas me një pemë, edhe falë asfaltit të lagësht.

Të aksidentohesh me këtë makinë garash është e lehtë, duke pasur parasysh motorin e saj 600 kuaj fuqi, një shpejtësi maksimale të arritshme prej 328 km/h dhe përshpejtimin nga 0 në 100 km/h në 2,9 sekonda.
Për fat të mirë, lojtari dhe partnerja e tij nuk patën dëmtimi dhe thanë se tashmë janë të interesuar të blejnë një mkinë të re: “Kemi foto dhe video të një modeli që na pëlqen. Makina që u aksidentua mund të riparohet, por pjesët do të duhej të importoheshin dhe riparimi do të kushtonte shumë para".
Blerja e një modeli të ri dhe jo rregullimi i atij të prishur është arsyetimi logjik, një zgjedhje që me siguri do të kursente shumë para sipas deklaratave të çiftit. Pyetja që lind në këtë pikë është vetëm një: sa do të kushtonte riparimi i McLaren-it të shkatërruar, nëse blerja e një makine të re për 600 mijë euro është zgjidhja më “ekonomike”?!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





