Transmetuar më 23-02-2022, 20:42

Në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky shpalli sot dekretin për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga 24 shkurti 2022.

Dekreti, në veçanti përfshin ndalimin e shpërndarjes së informacionit që "destabilizon situatën".

Sipas deputetit Yaroslav Zheleznyak, klauzola për informacionin "destabilizues" është e diskutueshme dhe si "e lidhur drejtpërdrejt me mbylljen e medias pa gjyq".

Po ashtu, Dekreti shpall qytetarët si njerëz në gatishmëri për luftë dhe kërkon që të jenë të disponueshëm për shërbimin ushtarak dhe ndalohet të largohen nga vendbanimi i tyre pa paralajmërim. Ky kufizim përfshin një kategori të madhe qytetarësh ukrainas, raporton noa.al.

Qytetarët e shpallur si rezervistë, jo vetëm që ndalohet të dalin nga Ukraina, por edhe të ndryshojnë vendbanim pa dijeninë e qendrës përkatëse të rekrutimit territorial.

Teksti i dokumentit u publikua nga deputeti i parlamentit nga partia e Solidaritetit Evropian Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij në Telegram.

Foto: Tass, pamje nga situata e rënduar në Donbass

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd