Transmetuar më 23-02-2022, 17:27

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afrësi të Urës së Dajlanit në Durrës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një motor, që shpërndante pica, është përplasur me një makinë të parkuar në anë të rrugës.
Ndërkohë, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është lënduar lehtë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





