Transmetuar më 23-02-2022, 17:24

Prej disa orësh sot Kryeministri Edi Rama ishte në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve për të dhënë dëshmi.

Gjatë pyetjeve ka pasur tensione nga palët.

Rama iu përgjigj edhe pyetjes nëse duhet të kishte dhënë dorëheqjen për shkak se ka dy ministra në burg.

Ai replikoi me kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku ‘nëse ajo është krenare për udhëheqjen nga ish-kryeministri Sali Berisha duke shtuar se përgjegjësia është personale dhe jo kolektive’.

Tabaku: Nuk është krenari që të shkojnë 2 ministra në burg. Nuk besoj se ka kryeministër tjetër në një vend normal që 2 ministra janë në burg, ndërkohë që kryeministri heq përgjegjësitë edhe pse ka qenë i përfshirë tek incineratorët. A mendoni se një kryeministër duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas kësaj gjëje?

Rama: Kjo nuk është objekt hetimi i këtij komisioni, por do tu përgjigjem. Ju merrni në gojë atë që unë nuk e kam thënë. Nuk tha njeri që është krenari që të shkosh në burg. Rasti është shumë konkret. A jeni ju krenar për Sali Berishën për gjithë atë periudhë që ju ka udhëhequr dhe ju ka pasur si një nga fëmijët e vet atje? Nuk është se dua t’ju vë në vështirësi sepse keni edhe barrën për të përfaqësuar Amerikën në Shqipëri. Unë them se nuk është krenari që të jesh non grata. Ca inceneratorësh? Ju më flisni për krenarinë e burgut!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd