
Policia ka shoqëruar pesë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës.
Ata adyshohet se kanë kryer një sërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Noa.al, mësohet se këta persona kanë legalizuar një pronë publike.
Prokuroria regjistroi procedim penal për këta shtetas në 9 nëntor të 2021 dhe pas hetimeve ka rezultuar se Hajdar Sula ka fituar pronësinë nëpërmjet procesit të legalizimit të godinës e cila shërben si qendër shëndetësore në fshatin Qeha, Komuna Petrelë.
Pas këqyrjes në terren u zbulua se ky shtetas nuk e kishte ndërtuar këtë godinë e cila ekzistonte që në vitin 1990.
Sipas dosjes së prokurorisë bëhet fjalë për shtetasit; Hajdar Sula, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; Klediol Bilo, me detyre punonjës i ALUIZNI si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, Petro Tusha, me detyre punonjës i ALUIZN-it si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Po ashtu është kërkuar masa ‘arrest me burg’ për Ergys Halili, punonjës i ASHK si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, Leonard Grabovën, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim si dhe Adrian Duro, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





