Transmetuar më 23-02-2022, 16:09

Një ngjarje thriller ka ndodhur në rrugët e Maqedonisë së Veriut.

Një shofer ther një polic dhe përplas me makinë dy persona të tjerë.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Demir Hisar.

Burime policore saktësojnë se incidenti u regjistrua në rrugën Manastir-Resnje. Vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.41 vjeç nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me thikë një punonjës policie në detyrë.

Veç kësaj ai ka rrezikuar jetën edhe të policëve të tjerë, ndërkohë që ka përplasur me mjet edhe dy persona të tjerë.

Ai u ndalua nga policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd