Transmetuar më 23-02-2022, 14:58

Ditët e fundit është lakuar emri i Adriano Leite (Perandori) dhe kjo nuk ka ndodhur për shkak të një prej akteve të tij të fundit shumë pak të admirueshme, por sepse ish-futbollisti ka mbushur 40 vjeç.

Prej disa vitesh, braziliani është tërhequr nga futbolli dhe praktikisht nga jeta mediatike. Me rastin e këtij përvjetori, "Perandori" ka bërë bujë me marrëdhënien e tij të re sentimentale dhe ka befasuar miliona ndjekësit e tij.

Pikërisht një nga urimet më të dashura që ka marrë Adriano Leite për ditëlindjen e tij, ditët e fundit, ka zbuluar lidhjen e re. Bëhet fjalë për Ceu Oliveira, një e re që monopolizoi gjithë protagonizmin e festës së ish-futbollistit të Interit me familjen dhe miqtë e tij.

adriano leite nueva novia 21 años joven edad exfutbolista brasil cumpleaños 40 redes sociales

Ajo që ka habitur më së shumti ndjekësit e ish-futbollistit ditët e fundit është se e dashura e re është sa gjysma e moshës së tij, saktësisht 21 vjeçe. Ceu Oliveira është studente e infermierisë. Së fundi ajo është fotografuar duke mbërritur në São Paulo me ish-futbollistin.

Adriano nuk kishte moment më të mirë se festimi i ditëlindjes së tij për të dalë publikisht me partneren e re. E reja nuk ka ngurruar të ndajë publikisht urimet e saj, me shumë përzemërsi, për ish-sulmuesin e njohur.

https://www.instagram.com/p/CZRx4vSuZGd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=92d52101-3017-46b0-9150-2719d1e34507

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd