
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për të dhënën dëshminë e tij.
“Betohem se do ju them të vërtetën, vetëm të vërtetën asgjë tjetër përvec të vërtetës”, tha Rama.
Tabaku: Keni miratuar një ligj për pronarët përftues. A është Lefter Koka pronar përfitues ku ka përfituar 4 milion euro nga kjo aferë?
Rama: Zonjë, unë kam ardhur në këtë komision jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe me detyrimet tuaja si komision, anëtar e kryetare.
Në ligj kam lexuar që komisioni nuk ngre akuza penale e as të ushtroje atributet e gjykatës.
Në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët e komisionit te fyejnë apo të prekin dinjitetin personal të personit të thirur si deshmitar, këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur dhe madje në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Këtu kam ardhur si dëshmitar, do ju kërkoja të bëni punën tuaj e unë të bëj punën time do ju sugjeroja në këtë komision mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, ky është sugjerim mbetet në tagrin tuaj nëse do e bëni apo jo.
Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë komisionit opozita është lënë e lirë të thërrasë dëshmitarët që kanë dashur jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës e vetëm të vërtetës.
Nëse doni të mbetemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin edhe ju. nëse do bëni zgjedhjen që keni bërë në ditë të tjera unë do u përgjigjem po ashtu.
Kur u pyet nëse Arben Ahmetaj është përfitues nga kjo aferë, Rama u përgjigj:
“E kuptoj që Big Brother ka krijuar audiencë të madhe por se kush është miku i kujt, se kush shoqërohet me kë, nuk janë të parashikuara në rolin e kryeministrit të Shqipërisë dhe meqë mu drejtuat me zoti, si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem për miqësitë e secilit. Si dëshmitar mendoj se po shkelni ligjin ndërsa si zoti Rama them se jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerët dhe kam refuzuar të tregoj se çfarë bëj vetë në jetën private.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





