Transmetuar më 23-02-2022, 11:34

Balerini Ilir Shaqiri dhe këngëtari Sabiani kanë krijuar miqësinë më të fortë dhe të ngushtë brenda shtëpisë së BBV.

Kur doli jashtë, Sabiani bërtiste fort për fitoren e Ilirit dhe të dy vijojnë të jenë miq edhe jashtë.

Ndërkohë pasi çmimi kaloi tek Iliri, Sabiani është ngacmuar nëse ka marrë ndonjë lekë nga miku i tij. Sipas Sabianit kjo pyetje ishte ordinere, ndërsa shtoi se i ka falur 100 mijë euroshin brenda.

"Pyetja më fal për shprehjen, më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush", tha Sabiani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd