Transmetuar më 23-02-2022, 10:26

Kylian Mbappé në fillimet e tij ishte një diamant i palatuar, por i çmuar te Monaco. Ndikimi i tij ishte i tillë që të gjithë të mëdhenjtë e Evropës trokitën në derën e klubit të Principatës për të marrë shërbimet e talentit francez.

Mes tyre edhe PSG, që shfrytëzoi rininë, kombësinë dhe dëshirën e të afërmve të tij që ai të qëndrojë edhe për disa sezone në vendlindje. Në fakt, Mbappe mund të shkonte edhe te Real Madridi apo Barcelona. Tani, "Diario Sport" ka rrëfyer historinë e brendshme të negociatave mes babait të yllit francez dhe Barçës.

Gjithnjë sipas informacioneve të gazetës katalanase, Wilfred Mbappe kishte marrë një propozim të rëndësishëm nga Barcelona për t’u bërë lojtari ekskluziv i së ardhmes. Një ofertë e vështirë për t’u refuzuar, veçanërisht për babain, por djali nuk donte t’ia dinte për këtë.

Për këtë arsye, Wilfred iu përgjigj prerë klubit Blaugrana: "Unë jam për Barçën, por djali pëlqen Real Madridin. Nëse shkon tani te Barça, nuk do të mund të përfundojë kurrë duke luajtur për Real Madridin, gjë të cilën e ka ëndërr. Nëse shkon në një klub tjetër, gjithmonë mund të luajë në një moment edhe për Real Madridin”.

Kjo ndodhi në vitin 2017, kur Mbappé hodhi hapin e parë të madh në karrierën e tij sportive. Këtë verë ai do të bëjë zgjedhje tjetër. Pavarësisht se të gjithë gjigantët kontinentalë do të ishin të gatshëm ta inkorporonin yllin e PSG-së në radhët e tyre, ata kanë hequr dorë nga oferta për shkak të ndjenjës së fortë të Mbappe për Real Madridin.

Më 30 qershor, ai do të jetë lojtar i lirë dhe do të vendosë nëse do të qëndrojë me ekipin aktual apo do të përmbushë dëshirën e tij për të luajtur te Real Madridi. Mbappé as nuk donte ta dëgjonte propozimin e Barcelonës.

Pavarësisht se ai refuzim do të ndryshonte përgjithmonë karrierën e tij sportive, Kylian e kishte të qartë se Real Madridi do të ishte destinacioni i paevitueshëm. Ai veproi edhe kundër të atit të tij, një tifoz i Barçës.

Babai i Kylian e ka thënë tashmë nga anon, në negociatat me Barçën: “Unë jam culé, por djali im është me Real Madridin…” Tani, në fillimin e vitit 2022, asgjë nuk ka ndryshuar. Megjithatë, kjo ende nuk garanton që "Bernabéu" do ta marrë idhullin e ri verën e ardhshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd