
Rrëzohet një helikopter pranë bazës ushtarake amerikane në ishullin Hawai. Katër persona humbën jetën nga ky aksident ajror.
Helikopteri u rrëzua të martën në mëngjes në anën veriore të objektit të flotës në Paqësor në ishullin Hawai të Kauai, tha ushtria në një deklaratë për Associated Press.
Mediat bëjnë me dije se asnjë person në bord nuk i mbijetoi përplasjes dhe Pentagoni ende nuk ka zbuluar identitetin e viktimave.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Në pamjet më poshtë do të shikosh momentin kur rrëzohet helikopteri dhe më pas në të gjithë zonën ngrihet në re e madhe e zezë.
#BREAKING: Crews responding to crash involving contracted helicopter that was part of training operation on Kauai near Pacific Range Missile Facility at Barking Sands (Video: Lindsie Fratus-Thomas) — @KITV4 has crew on way >> https://t.co/17ZEN7a9t8 pic.twitter.com/v184ilXArP
— Tom George (@TheTomGeorge) February 23, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





