Transmetuar më 22-02-2022, 13:02

Opinionisti i “Love Story 2”, Robert Aliaj,  është përballur mbrëmë me ish-banoren e “Big Brother”, Xhensila Pere, e cila ashtu si Roberti, është opinioniste në “Love Story Talk”.

Pas komenteve të saj kundër djalit të Robert Aliaj, ky i fundit ka reaguar duke e quajtur të dështuar.

“Nuk ka si të mos jetë nivel mediokër kur japin opinion individ të dështuar në jetën e tyre. Habitet Xhensila me Kristin që në 4 muaj nuk po vendos dot dhe harron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e sukseshme në jetën e saj familjare dhe profesionale. Askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar.”- ka shkruar roberti në Instagram.

Për këtë gjë, sigurisht që vetë Xhensila erdhi në studio që ta diskutonte me Robertin.

Xhensila:  Kam vetëm një pyetje: Kush je ti që më fyen në këtë farë pike?

Roberti: S’të kam fyer fare. Ideja ishte që nuk më pëlqeu fare mënyra sesi i ndërtoni gjërat me orientime.

Xhensila: Kush je ti që e cilëson suksesin tim? Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm sot duhet të krijosh familje? Ku është e shkruar çfarë moshe duhet të krijoj unë familje?

Roberti: Unë e kuptoj që është shumë e ashpër, por mënyra sesi iu adresove Kristit mu duk e adresuar. I the ke 4 muaj nuk vendos dhe mua më vjen të them po ti kush je që mund të bëhesh 50 vjeçe dhe mund mos gjesh.

Xhensila: Unë jam Xhensila Pere dhe jam prej 4 muajsh opinioniste, merrem çdo ditë me djalin tuaj, vlerësoj dhe gjykoj fjalët dhe sjelljet e tij. E ke keqkuptuar opinionin që unë kam dhënë.

Roberti: Këtu duhet të vijë të jap opinion një person që ka familje dhe ka eksperiencë, di vlerat e familjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd