
Është ndarë sot nga jeta mjeku i njohur Thoma Nini, i cili ka qënë një prej drejtuesve kryesorë të PD që prej themelimit të saj dhe për një periudhë kohe, gjithashtu Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik.
Lajmin e trishte e konfirmuar gazetari Ilir Jano përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot Korça ka më pak shkëlqim… I njohur në gjithë qytetin e më gjërë Thomai gëzonte respektin e të gjithëve. Kushdo që pati fatin ta njohë e ndjen dhimbjen që le pas largimi i tij nga jeta.
Një njeri me një formim të gjithanshëm intelektual, mjek i përkushtuar dhe shumë i nderuar nga të gjithë, Thomai ka qënë një prej drejtuesve kryesorë të PD që prej themelimit të saj dhe për një periudhë kohe, gjithashtu Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik. Lamtumirë doktor! I përjetshém kujtimi yt!!!”, shkruan gazetari në postimin e tij.
Pas përfundimit të mandatit si diplomat në 2010-tën Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi derisa doli në pension.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





