Transmetuar më 21-02-2022, 16:30

Pas përfundimit të Big Brother VIP ka pasu mjaft lajme në lidhje me raportet mes disa nga konkurentëve dhe produksionit. Moderatorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka reaguar për herë të parë pas aludimeve dhe publikimeve në media.

Arbana Osmani ka mohuar të ketë një konflikt ems konkurentëve dhe produksionit.

Sipas saj, Big Brother i është mirënjohës çdo konkurenti e për më tepër Donaldit që ka përcjellë emocione pafund. Mediat që kanë raportuar këto përplasje, moderatorja i konsideron të etura për klikime dhe i akuzon të kenë insinuar një konflikt që sipas saj nuk ka ekzistuar e nuk do të ekzistojë ndonjëherë.

Statusi i Arbana Osmanit:

Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, çdo status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar ‘kunja’ dhe duke insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndodnjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkrenti në këtë Big Brotther, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.

Fituesi i Big Brother VIP dhe personi që rrëmbeu 100 mijë euroshin u shpall balerini Ilir Shaqiri. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me përplasje në prapaskena ku ndodhej Romeo Veshaj, vëllai i Donaldit, rivalit më të fortë të Shaqirit. Ai u filmua teksa përplasej me produksionin dhe mes tyre ndërhynë truprojat. Publiku nuk u lejua të filmonte. Në rrjet akuzat vijuan edhe ndaj Lori Hoxhës, për të cilën shkruanin se fitues kishte shpallur Ilirin për t’i thyer ‘borxhin’, pasi balerini i dha kupën e “Dancing ëith the Stars” në vitin 2014, ku ishte kryetar jurie.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd