
Zoe Cristofoli thyen heshtjen në rrjetet sociale për skandalin e pitbullit të partnerit të saj, Theo Hernandez. Kafsha besnike e mbrojtësit të Milanit kishte dalë nga porta e shtëpisë dhe kafshuar e vrarë qenin e një zonje që po ecte nëpër zonë.
Më tepër se kaq, pitbulli i francezit kuqezi do ta tërhiqte zvarrë zonjën në tokë, duke e kafshuar nga xhaketa. Zoe, partnerja e Theo, aktualisht shtatzënë, tregoi në një postim në Instagram:
“Ligësia dhe injoranca e njerëzve dhe historitë e treguara keq nuk kanë kufij, bëhen vetëm për qëllime të tjera… Ata që na njohin e dinë se tani nuk jam aq mirë në muajin e tetë të shtatzënisë.
Nuk është e lehtë, por duhet të mbaj edhe të tilla akuza. Faleminderit atyre që kanë inteligjencën të jenë me ne.
Në vendet e duhura, edhe ata që na vënë në këtë situatë të keqe do të marrin përgjegjësitë e tyre. Ne e kemi marrë përsipër tashmë përgjegjësinë tonë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





