Transmetuar më 21-02-2022, 12:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë qepur edhe një herë sot ish kryeministrit Sali Berisha duke publikuar atë që ambasada në Tiranë dhe kreu i saj Juri Kim e quajnë kujtesë për personat non grata.

"Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)", thotë ambasadorja Yuri Kim

Katër personat non grata në SHBA janë Sali Berisha, Adriatik Llalla Vangjush Dako dhe Tom Doshi.

Por SHBA nuk u mjaftua sot me kaq. Ajo publikoi dhe një pyetje që shtron ndaj kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë për 6 bashki të vendit.

"Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?", thotë ambasada amerikane dhe vijon me një pyetje të dytë:

"Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?"

Në ato pak përgjigje që gjenden në Twitter, ishin kritika ndaj Kim dhe ambasadës:

"Ju po ndërhyni në zgjedhje dhe po minoni demokracinë në Shqipëri. Po bëheni më e urryer se jeni…", thotë M.B.

Kurse një tjetër, J.S., ia pret: Bravo Z. Kim!

"Që ta kuptoj jeni Ambasadore e Amerikës në Shqipëri apo ambasadore e ndonjë shteti tjetër? Nuk e besoj.  Mirë zonjë a po e kupton se një pjesë e shqiptarëve po i ktheni nga pro Amerikan në anti Amerikan. Do të kujtoj si një ambasadore anti shqiptare".

"Pyetja juaj është absurde. Çfarë fatkeqësie që demokracia më e madhe në botë përfaqësohet nga një personalitet që shprehet kështu…", thotë I.M.

Të tjera komente edhe më kritike pasojnë në Twitter. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd