
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Eglantina Gjermenin ambasadore në misionin e OSBE-së.
Gjermeni ka qenë deputete e PS-së dhe Ministre e qeverisë së Ramës.
Ajo është propozuar nga kryeministri Rama për të qenë ambasadore e Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së në Vjenë.
Eglantina Gjermeni gjeti mbështetje nga të gjithë deputetët anëtarë të Komisionit të Jashtëm parlamentar 3 ditë më parë, ku listoi edhe vizionin e saj në krye të kësaj detyre.
Ajo mori mbështetjen e anëtarëve të Komisionit të cilët vlerësuan jo vetëm punën e saj 3 herë deputete dhe 4 vite ministre por edhe personalitetin e saj.
Gjermeni nuk u kandidua nga Rama në zgjedhjet e 25 prillit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





