Transmetuar më 21-02-2022, 11:11

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku i është përgjigjur përfaqësueses socialiste Ermonela Felaj pas padisë që kjo e fundit ka paralajmëruar në SPAK për Tabakun.

Nuk kanë munguar tonet e ashpra dhe paralajmërimet e Tabakut se do të përjashtojë Felajn nga Komisioni Hetimor.

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela ja ku është. Pusho të flas unë. Pusho. Pusho. Se do marr masa do të përjashtoj nga Komisioni. I kërkoj shërbimeve të kuvendit që të marrë masa ta largojë. Zonja Felaj nuk ishte këtu. Dhe u tha se nuk e dimë që bëjmë mirë apo jo dhe kemi nevojë për SPAK. Dhe unë me sugjerime të kolegëve organizova një takim me Krajën.

Felaj: Mos manipulo.

Tabaku: Ju lutem. Je duke prishur komisionin hetimor. Nuk ma humb dot durimin mua. Pusho po të them. Pusho (ngre zërin) Erdhi me pushime me fuqi të plota.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd