
Regjisori Eduart Grishaj flet për herë të parë për fituesin e BBV.
Grishaj ka komentuar në ‘Wake Up’ televiziv debatin që pasoi shpallja e fituesit të Big Brother.
Mërzia e Donaldit për fitoren e Ilirit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në këto dy ditët e fundit, aq sa ka shkaktuar dhe tërheqjen e vëllerzërve Veshaj nga emisioni që kishin planifikuar
Grishaj është shprehur se të ‘4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm një do ta fitonte çmimin e madh.
E kishit parasysh që do ketë njerëz të mërzitur përpara se të hapej zarfi? Grishaj: Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen.
Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitojë çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues.
Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni’, tha Grishaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





