
Arrestohen nga policia 4 persona pasi akuzohen si të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ata u kapën duke shkëmbyer rreth 1.3 kilogramë kanabis, ndërkohë që iu është sekuestruar dhe një sasi parash, si dhe 3 mjetet me të cilat udhëtonin.
Personat e arrestuar janë: Bledar Duraj, Rozvelt Kumaraku, Izmir Genica dhe Kismet Genica.
Policia e Fierit njofton se ka organizuar operacionin policor të koduar “Dërmënasi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. D., 34 vjeç dhe R. K., 38 vjeç, banues në Kurjan; I. G., 30 vjeç dhe K. G., 24 vjeç, banues në Dërmënas.
Katër shtetasit e arrestuar janë kapur gjatë operacionit, në fshatin Fermë Çlirim, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. G., 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar droga, armë, celular, të holla etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





