Transmetuar më 19-02-2022, 22:20

Fill pas fitores së BBV, Ilir Shaqiri ka bërë videotelefonatën e parë me një personazh të njohur të botës së ekranit që kishte shprehur publikisht mbështetjen për të.

Ermal Mamaqi ka folur me Ilirin përmes një videotelefonate pas përfundimit të spektaklit. Foton e këtij komunikimi e ka publikuar në rrjetet sociale Arjola Demiri dhe vetë aktori Mamaqi. “Urime kampion”, shkruan Ermali.

Përveç se arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, siç duket Ilir Shaqiri ka gjetur edhe miqësinë e vërtetë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pasi shumë orësh spektakël, dhe pasi rrëmbeu fitoren që ia dhanë shqiptarët, Iliri është shfaqur në rrjetet sociale në shoqërinë e mikut të tij, Sabianit.

Sabiani: 100 mijë euroshi im. Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë! Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë

Iliri: Ju duam shumë Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

Në një tjetër video, Iliri shfaqet duke ngrenë bukë në orët e para të mëngjesit. Bukë, djathë, domate dhe proshutë.

Ndërkohë që nuk mungon batuta e Sabianit teksa thotë se; ‘ja çfarë hanë fitimtarët’. Ndërsa Iliri ia kthen: “Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd