
Ndodhi ajo që pritej. Donaldi, edhe pse nuk e dha veten momentin e ndarjes së çmimit, reagoi gjatë ditës së sotme. Dhe duket se është një vendim i marrë bashkë me vëllain binjak, Romeon.
Donald dhe Romeo Veshaj kanë publikuar një foto ku shihet se ditën e parë pas daljes nga Big Brother VIP po e kalojnë nën shoqërinë e dy miqve të tyre. Bëhet fjalë për këngëtarët Elgit Doda e Gramoz Aliu që ndryshe njihet edhe si Mozzik.
“Vetëm ndjenja të mira,”– shkruhet në foton e publikuar nga Romeo Veshaj, ndërkohë që vihet re se mungon këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Donaldi, Romeo e Trixa nuk u bënë pjesë e festës së organizuar nga Big Brother VIP një natë më parë. Pasi çmimi iu dha balerinit Ilir Shaqiri, binjakët patën një përplasje me produksionin dhe më pas bashkë me Trixën ikën nga Top Channel. Sot, Romeo ka fshirë edhe videon e promos së emisionit “Më lër të flas” që ishte programuar të realizonte me Donaldin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





