Transmetuar më 18-02-2022, 23:48

Sot është mbrëmja finale e "Big Brother Vip Albania" ku do të shpallet fituesi pas 4 muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme të momentit.

Pas Beniadës, Einxhel është finalistja e dytë që eliminohet mbrëmjen e finales duke hequr kështu dorë nga çmimi i madh prej 115 mijë eurosh.

Tashmë dyshja finaliste mbetet Iliri dhe Donaldi, të cilët kanë qenë jo pak të diskutuar gjatë këtij edicioni për të gjithë debatet dhe emocionet që i kanë dhuruar publikut.

Producentja Sara Hoxha tha se sonte shpallet fituesi, por nuk mbaron këtu, pasi do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd