
Zyra e ambasadës Britanike në Kiev po zhvendoset përkohësisht pas rrezikut të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.
Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme në Ukrainë, e cila theksoi se stafi do të operojë nga një zyrë në qytetin Lviv.
“Çdo veprim ushtarak rus në Ukrainë do të ndikonte rëndë në aftësinë e qeverisë britanike për të ofruar ndihmë konsullore në Ukrainë”, thuhej në njoftimin e ministrisë.
Në javët e kaluara edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia e Kanadaja kanë zhvendosur ambasadat e tyre nga kryeqyteti ukrainas.
Vendet perëndimore në javët e fundit e kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra nëse pushton Ukrainën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





