Transmetuar më 18-02-2022, 21:10

Përfshihet nga flakët një restorant në zonën turistike të Radhimës në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar gjithçka.

Zjarrfikëst kanë ndërhyrë duke lokalizuar dhe fikur flakët.

Dëme në njerëz nuk ka por dëmet materiale janë të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet.

Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd