Transmetuar më 18-02-2022, 19:06

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një qytetar nga Kurbini, 66 vjeç ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Janë kryer 2,651 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 303 qytetarë, në këto bashki: 118 në Tiranë, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet.

Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (18 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore  – 303 Të shëruar në 24 orë – 1,066 Të shtruar në spitale – 89 Humbje jete në 24 orë – 1 Testime ditore – 2,651

Testime totale – 1,724,866 Raste pozitive – 269,904 Raste të shëruara – 261,065 Raste Aktive – 5,406 Humbje jete – 3,433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 1,845 Fier – 824 Vlorë – 499 Elbasan – 498 Berat – 393 Shkodër – 243 Lezhë – 321 Gjirokastër – 278 Durrës – 168 Korçë – 148 Kukës – 164 Dibër – 25

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd