Transmetuar më 18-02-2022, 17:01

Futbolli mbetet sporti më popullor dhe më i dashur për të gjithë. Adhuruesit e këtij sporti nuk njohin moshë, nga fëmijë deri në të moshuar. Veçanërisht fëmijët kanë mjaft dëshira dhe ëndërra.

Një vogëlush ka pikëlluar zemrat e mijëra vetëve me letrën e tij.

‘Mami im nuk ka para që unë të vijë në stadium, ne nuk kemi para për të ngrënë bukë”.

Kjo ka qenë letra e Joe, një tifoz 6-vjeçar, drejtuar klubit anglez Swindon.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se klubi anglez është prekur nga letra e tifozit të vogël, i cili i kishte ngjitur letrës edhe disa monedha.

Gjatë letrës që i ka çuar Swindon, vogëlushi ka treguar arsyen përse nuk ka mundësi të shkojë në stadium për të parë nga afër skuadrën e zemrës, dhe kjo ka qenë pasi nuk ka mjaftueshëm para.

Klubi e ka postuar këtë mesazh në rrjetet sociale, duke kërkua gjithashtu edhe ndihmë për familjen e Joe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd