
Vazhdon komisioni i hetimit për inceneratorët.
Administratorja e Inceneratorit te Tiranes Ariola Kodra nuk u paraqit ditën e sotme në seancën dëgjimore për tu përgjigjur pyetjeve për Inceneratorin e Tiranës. Kodrës i janë kërkuar dokumente shtesë dhe ishte njoftuar të paraqitet sërish në Komision në orën 9.00. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se nëse Korda nuk vjen në komision deri në mesditë, policia do ta sjellë me forcë.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se “Zonjen Kodra megjithese kemi 20 minuta qe e presim, nuk eshte shfaqur ne Komision. Une i kerkoj stafit te Komisionit Hetimor qe te vendosemi ne kontakt me te. Te gjejme nje numer telefoni, ta ritherrasim edhe nje here ne dreke, ne thirrjen e trete, nese nuk paraqitet, per zonjen Kodra ne do te bejme te njejten procedure qe propozuam per z. Loran Dusha, do te njoftojme sherbimet e Policise se Shtetit per ta sjelle ketu me force“, tha Tabaku.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





