Transmetuar më 17-02-2022, 23:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krekëz në qytetin e Kuçovës. Një 55-vjeçar ka rrahur bashkëshorten e tij, duke e lënë pa ndjenja në tokë. Sipas burimeve, emri i tij është Idajet Veizllari. Shkak për sherrin mësohet të jetë bërë një grindje familjare për arsye që ende nuk dihen.

Kanë qenë komshinjtë ata të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë pasi kanë dëgjuar britmat e gruas dhe janë terrorizuar.

Pasi ka goditur rëndë gruan dhe e ka lënë pa ndjenja, 55 vjeçari ka tentuar të vetvritet duke pirë “fostoksinë”.

Të dy bashkëshortët janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gruaja është e shtruar dhe me plagë të shumta ndërsa 55-vjeçari është nisur në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin në pyetje të afërm e familjarë në lidhje me ngjarjen e rëndë për të mësuar shkaqet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd