Transmetuar më 17-02-2022, 21:57

Sameti është një i ri shqiptar po lufton për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Ai është marrë në kujdestari nga një anglez i quajtur John Stokes dhe së fundmi bashkë me Sametin ka mësuar vendimin e Zyrës së Brendshme Britanike e cila ka hedhur poshtë kërkesën e të riut për të qëndruar në Britani.

Nga ana tjetër, Home Office nuk ka dashur të komentojë rastin përderisa procedurat ligjore janë në proces. Por betejës së të riut shqiptar i janë bashkuar gjysmë milioni njerëz të cilët kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të tij, i cili kaloi një fëmijëri të tmerrshme që në moshën 11-vjeçare kur detyrohej të lypte rrugëve në Shqipëri, shkruajnë mediat angleze.

Kur ishte vetëm 15 vjec, u trafikua në Belgjikë, para se të përfundonte në Bristol. I riu u mor nën kujdesin e anglezit  Stokes, i cili është kujdesur me ushqim dhe veshje për më shumë se 60 të rinj. Samet filloi shkollën në Bristol, dhe më pas filloi një kurs zdrukthtarie.

John Stokes tha se sistemi i vendosur nga qeveria ësutë krejt ‘mizor’ për trajtimin e qindra fëmijëve që trafikohen në Britaninë e Madhe si skllevër të ditëve tona nga trafikantët, për të punuar kundër vullnetit të tyre në fermat e kanabisit, lavazhet e makinave.

Sipas Stokes, sistemi duhet të ndryshojë për të mbështetur fëmijët që përfundojnë në Britaninë e Madhe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd