
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për komentin e Ferdinand Xhaferaj në Kuvend, i cili tha se ‘Rama ka bërë ministre cupëlina’ duke nxitur reagime derisa kërkoi ndjesë pas akuzave për seksizëm.
Në një deklaratë për Abc, Duma komentoi duke thënë se Xhaferaj është ndër deputetët më xhentil të parlamentit dhe termi i përdorur prej tij ishte për të treguar mungesën e përvojës dhe nuk kishte aspak doza seksiste.
“Sikur kjo të quhej seksizëm do të ishim shumë mirë. Zoti Xhaferi hyn te deputetë më xhentëlmen. Unë e kuptoj e kishte në kontekstin fëmijë, çupëlina në sensin e ministreve të vogla në moshë që nuk kanë përvojën”, tha deputetja.
Ndër të tjera, deputetja e PD-së cilësoi si skandaloze deklaratën e Berishës i cili pas komentit Xhaferaj tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”.
Sipas Dumës në këtë rast kishim të bënim me seksizëm, ndërkohë që askush nuk reagoi.
“Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu dhe nuk reagoi askush.
Do të më kishte pëlqyer që të kishin të njëjtin reagim, të kishin të njëjta këllqe. Me një njeri që nuk guxojnë të reagojnë sillen pikërisht si çupëlina”, tha Duma.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





