Transmetuar më 17-02-2022, 12:31

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvend mes ministres Elisa Spiropali dhe deputetit Sali Berisha.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk la pa përgjigje Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit kundër qeverisë.

Ajo tha se bota e të vdekurve ka si deputet Berishën. Ministrja i përmendi se damkën e hajdutit ish-kryetari i PD e ka marrë nga SHBA nëpërmjet shpalljes “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Edhe ata në botën e përtejme duket se kanë deputetin e tyre,. Kujt i thua hajn, ti që je shpallur hajn nga SHBA, ke marrë damkën përfundimtare?!

Ik në shpi o Sali, shijo perëndimin e diellit se ska më agim për ty”, iu përgjigj Spiropali-Berishës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd