Transmetuar më 16-02-2022, 22:42

Avokatja Margarita Kola ka zbuluar se në institucionet e vuajtjes së dënimit prodhohet edhe raki patateje.
Teksa u pyet nga moderatorja Ornela Gaçe se si është sot situata në burgjet e vendit, avokatja tha në emisionin ‘Bardh e Zi’: “Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”.
Ndërkohë, vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme.
Së fundmi, operacioni “Trinom” hetimet për të cilin nisën në vitin 2020, u finalizua dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





