Transmetuar më 16-02-2022, 16:43

Shërbenin drogë në vend të kafes, arerstohen pronari dhe kamarieri.

Një pronar lokali i identifikuar si Gledian Caushi 30-vjeç dhe kamerieri i tij 17-vjeçar, Ani Shahollari, janë arrestuar nga policia ditën e sotme në Kavajë.

Policia informon se arrestoi një shtetas që kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim droge dhe për lojëra fati si dhe kamarierin e lokalit.

Në pranga janë vënë Gledian Caushi 30-vjeç banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”;

Ani Shahollari 17-vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

‘Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi M. B. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në lokalin në pronësi të shtetasit G. C., shtetasi A. Sh., i punësuar si kamerier, i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B.’

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd