Transmetuar më 16-02-2022, 15:32

Në Instagram, Wanda Nara i ftoi të gjithë të reflektojnë për çështjen e bullizmit. Duke postuar një foto të një fëmije, që përfundoi në spital për shkak të dhunës nga bashkëmoshatarët e tij, gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ish-kapitenit të Interit,  shkroi:

"Jam e bindur se ngacmimi vjen nga të rriturit. Fëmijët kopjojnë dhe imitojnë atë që bëjnë të rriturit. Ne kemi detyrimin absolut të rrisim fëmijë që dinë të respektojnë dhe kuptojnë se të gjithë jemi të ndryshëm dhe të veçantë”.

https://www.instagram.com/p/CaCbjcrNhJP/?utm_source=ig_web_copy_link

Nëna argjentinase e pesë fëmijëve shtoi: "Por, mbi të gjitha duhet të rrisim fëmijë që dinë t’i duan të tjerët. Fatkeqësisht, ata janë të dehur nga shembulli i keq dhe edukimi i dobët i marrë në shtëpi. Ne prindërit duhet t’i edukojmë dhe t’iu mësojmë respektin tjetrin, edhe nëse është i ndryshëm nga ti".

Një postim që mori menjëherë pëlqime dhe komente të shumta lavdërimi. “Chapeau” Wanda!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd