Transmetuar më 16-02-2022, 13:45

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, dhe herë pas here nga ka treguar dhe anën romantike të saj.

Së fundmi, këngëtarja me rastin e festës së Shën Valentinit, vendosi që një ditë më pas të publikojë disa imazhe me të dashurin e saj.

E veshur me një fustan të bardhë me dekolte të hapur, duke pozuar pranë DJ Geek-ut, i cili mund të shihet mjaft elegant i veshur në të zeza.

“Qëndroni pak për Shën Valentin, çdo ditë është një Shën Valentin”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë e tyre në çift.

Dafina po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd