
Shtëpia e pastër dhe pa rrëmujë duket të jetë një sfidë për shumë familje, veçanërisht nëse kanë fëmijë të vegjël, sendet e të cilëve përhapen në të gjithë ambientin.
Ekziston një metodë 10 minutëshë, që nëse e shfrytëzoni siç duhet, ja dilni ta bëni shtëpinë xixë!
Fokusohuni në dhomën e ndenjes, kuzhinën dhe tualetin. Mos u shqetësoni për dhomat e gjumit sepse mysafirët tuaj nuk do të vijnë për të fjetur aty.
Vendosini fëmijëve DVD e preferuar dhe jepini diçka për të ngrënë. Kështu ata janë të zënë me diçka, nuk bëjnë rrëmujë dhe rrjedhimisht s’ju pengojnë me punët.
Jepini vetes 3 minuta për pastrimin e dhomave. Merrni një kosh të madh (ose dy) dhe vendosni aty gjërat e shpërndara nëpër shtëpi: rroba të papastra, këpucët/shapkat e tepërta, lodrat, etj. Në dhomën e ndjenjes mblidhni librat, revistat, fletoret e fëmijëve dhe vendosini në një tryezë.
Merruni me tualetin dhe rregullojeni atë në 3 minutat e ardhshme. Mbyllni kapakun e ËC-së, hidhni aromatizuesin, mbyllni perden e dushit, ndërroni peshqirët dhe zëvendësoji me të tjerë.
Kthehuni në kuzhinë: Keni edhe 3 minuta kohë për të fshirë tavolinën, pjesët poshtë saj. Mos harroni të mblidhni plehrat.
Minuta e fundit është për ju! Rregulloni flokët dhe parfumosuni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





