Transmetuar më 15-02-2022, 23:02

Vëllai i Einxhel dhe Dagz janë takuar më në fund, ndërsa të dy janë të ftuar në finalen e Fan Club.

Ishte Big Mama që i nxiti që të takohen dhe të shtrëngojnë duart. Teksa qëndronte përballë vëllait të Einxhel, ajo i thotë: “Dagzin e kemi djalë të mirë, por kam frikë se do e rrahë Einxhel”.

Më parë vëllai tha se po priste daljen e Einxhel nga Big Brother Vip për të takuar dhe folur me Dagzin, duke përmendur se kanë mendim shumë të mirë.

Kujtojmë se ka nisur numërimi mbrapsht për finale e madhe të Big Brother VIP, ndërsa publiku po voton për katër finalistët, Einxhel, Beniada, Donald dhe Ilir.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd