
Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci është vënë në pranga ditën e sotme në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në makinën e tij është gjetur drogë.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Rreci u arrestua në terminalin e daljes. Gjatë kontrollit në automjetin tip Audi me targa të Kosovës, janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë.
B.Rr është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





