
Ja që dashuria përdoret edhe për përfitim. Veçanërisht kur tjetrin nuk e ke përballë, por njihesh në internet e rrjete sociale.
Një grua britanike ka një histori të hidhur mashtrimi. Ajo humbi 80 mijë paund (mbi 100 mijë USD) nga një person që përdori fotografitë e një politikani letonez. Jo vetëm kaq, por ajo i dha fund lidhjes së saj prej 29 vitesh me bashkëshortin për të qenë me njeriun që tha se quhej Murphy Townsend – një ushtar amerikan që ishte “i vetmuar”.
Për dy vjet, mashtruesi pretendoi të ishte ushtar dhe tha se i duheshin para për të lënë Sirinë dhe për të vizituar atë – gjatë gjithë kohës duke përdorur fotot e ministrit letonez të Mbrojtjes, Artis Pabriks.
Zyra Letoneze e Mbrojtjes tha se ata janë “përballur me këtë situatë për një kohë të gjatë” dhe kanë raportuar mbi 100 profile të rreme duke përdorur imazhet e ministrit.
51-vjeçarja tha: “Ai më kërkoi ta ndihmoja dhe unë e bëra, por me kalimin e kohës më futi në borxhe të mëdha sepse kam rënë në dashuri me këtë person. Unë thjesht doja ta ndihmoja aq shumë. E di që kam qenë budallaqe, por këto janë gjërat që ne i bëjmë për dashuri.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





