Transmetuar më 14-02-2022, 20:08

Ish drejtori i KESH-it në Mirditë, Altin Gjovalin Nikolli, është përfshirë në një konflikt pasditen e sotme.

Ngjarja ndodhi në fshatin Petoq të Xhuxhës.

Pavlin Frrok Pjetri bashkë me djalin e tij Marin Pjetri, janë konfliktuar me armë me Altin Gjovalin Nikolli.

Ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga ky konflikt.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se shkak ka qenë një konflikt për kullota.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd