Transmetuar më 14-02-2022, 18:36

Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se shiste drogë për të rinjtë.

Ai u kap në via Lago Verde, në zonën e fushave të regbisë, një zonë që nuk njihet si një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës, por që është e frekuentuar nga të rinjtë, të cilët janë edhe përdorues të lëndëve narkotike dhe që frekuentojnë parqet dhe shkollat ​​përreth.

Shqiptari u ndalua pikërisht në këtë zonë dhe gjatë kontrollit, efektivët gjetën pakot me drogë në motorin e makinës.

Ndërsa në shtëpi, gjetën të fshehur drogë në bodrum që nëse do të dilte në shitje do të arrinte një vlerë mbi 100 mijë euro, raporton noa.al duke cituar Parma Today.

Lënda narkotike shitej tek të rinjtë e Parmës. Operacioni u krye nga policia e Parmës e cila ka goditur vazhdimisht trafikun e drogës në këtë qytet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd