Transmetuar më 14-02-2022, 07:17

Përplaset nga makina një i ri te Don Bosko.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Një mjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin, M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd