Transmetuar më 13-02-2022, 23:00

Nesër është festa e të dashuruarve, Shën Valentini, një ditë speciale ku çiftet në të gjithë botën e shprehin dashurinë e tyre në mënyrë më të veçantë.

Këtë ditë të shënuar e ka kujtuar edhe Luana Vjollca, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram u ka bërë thirrje burrave shqiptarë që nesër të surprizojnë të dashurën apo gruan sepse ato meritojnë të jenë të lumtura.

"Hey ti që po e shikon, sigurohu që nesër të surprizosh të dashurën/gruan tënde me çfarëdo që ke mundësi. Vajzat duhet të jenë të lumtura!", shkruan ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd