Transmetuar më 13-02-2022, 20:34

Del njoftimi paraprak zyrtar për vrasjen e Prek Tonajt 47 vjeç.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se viktima ndodhej në lokal kur një person i maskuar qëlloi me breshëri automatiku ndaj tij duke e lënë të vdekur në

Policia e Shkodrës citon se ‘në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve’.

Mësohet se Prek Tonaj punonte te ndërmarrja e ujësjellësit. Ai ishte i dënuar më parë për tentativë vrasje për hakmarrje.

Tonajt i kanë vrarë edhe një vëlla në burg. Ai ishte baba i 4 fëmijëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd