Transmetuar më 13-02-2022, 16:49

Policia Kufitare në Sarandë ka bllokuar një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës.

Po ashtu në lidhje me rasin janë proceduar penalisht 2 vëllezër.

Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit  ka konstatuar dhe më pas bllokuar  një mjet lundrues skaf, 4.5 metra,  pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë  rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit  dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).

Në përfundim të veprimeve  dy vëllezërit janë  proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd