
Me një video me momente të ëmbla, Orinda Huta i ka treguar gjithë ndjekësve në Instagramin e saj se kjo javë ka qenë e dedikuar për të voglën e saj Atarën.
Pasi doli pozitive me Covid-19 së bashku me vajzën, ajo është izoluar në shtëpi dhe gjithë javën e ka kaluar me të. Në copëzat e bashkuara të përmbledhura në video, Orinda ka treguar gjithë momentet me të voglën e saj.
Në një instastory, Orinda ka zbuluar se pas një jave ajo tashmë ka rezultuar negative gjatë testit, ndërkohë që Atara ende pozitive.
Kaq u desh që një lum komentesh për Atarën të pushtonin Instagramin, ndërkohë që gjendja e tyre duket se është e mirë, pa pasoja të rënda për shëndetin pas infektimit. Së fundmi ajo është qendra e vëmendjes në profilet e prindërve VIP.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





