
Masakër gjatë një ceremonie varrimi në Meksikë. 9 persona mbeten të vdekur.
Ngjarja ndodhi në Ciudad Juarez, Meksikën e Veriut, ka njofuar zyra e prorkurorit vendas, sipas News Bulletin.
Kur trupi i të ndjerit po transportohej në një tempull, një grup burrash të armatosur ndërprenë procesionin e varrimit dhe hapën zjarr, duke vrarë 9 persona të tjerë. Viktimat janë gjashtë burra, dy gra dhe një fëmijë.
Dy persona mbetën të plagosën gjithashtu nga ky sulm.
Ciudad Juarez, i vendosur në kufirin me SHBA-në përballë El Pasos, Teksas, është një nga qytetet më të dhunshme në Meksikë.
Më shumë se 1,400 vrasje u regjistruan atje në vitin 2021, shumica e tyre në përleshje të përgjakshme midis bandave rivale të trafikut të drogës.
Gjithashtu në Meksikë janë vrarë disa gazetarë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





