
Nuk ndalet Ermal Mamaqi. Pas rrëmujës që shkaktoi me batutat e tij, ai ka realizuar një tjetër video.
Veç fjalëve për projektin e tij, ai nuk ka qëndruar pa një batutë pasi i është përgjigjur videos së Salsanos duke thënë: “Mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet!”
Më herët ditën e sotme reagoi edhe Salsano. Ky i fundit ka treguar në rrjetet sociale se ka marrë shumë ofendime e mallkime duke ndarë edhe disa prej tyre. Po ashtu, ai ka postuar një video ku ironizon dhe vetironizon duke i propozuar Ermalit të bëjnë një film që quhet “Big kanibali” dhe të jetë ai që do vritet dhe pasi të vritet të gëzojnë të gjithë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





